Në 21 vjetorin e njërës ndër ngjarjeve më tragjike që ndodhi në Malësin e Rozhajës kujtojmë sakrificën e të rënëve në fshatin Husaj. Kolona e gjatë e refugjatëve shqiptarë u sulmua në pritën e ngritur nga ushtria paramilitare çetnike serbe me datë 18 prill 1999.
Sulmet e vazhdueshme me artileri e kombësori nga ushtria serbe dhe numri i madhë i familjeve që gjendeshin në lagjen Haxhiaj të fshatit Novosellë i detyroi që të merrnin rrugën për në bjeshkët e Rosulisë e Shtedimit për të dalë në Rozhajë. Në mesin e golgotës shqiptare kishte shumë: fëmijë, pleq, gra e njerëz të sëmurë rëndë. Dëshmitarët e asaj periudhe rikujtojn vuajtjet dhe vështirësit që kaluan në atë mes prilli të ftohtë.
Me të mbërrijtur në fshatin Husaj rreth orës 18:30 filloj edhe sulmi makabër mbi kolonën e refugjatëve. Aty mbetën të vrarë: Labinot Kastrati – 13 vjeç, Nemke Brahimaj – 69 vjeçe, Mursel Brahimaj – 48 vjeç, Rexhep Brahimaj – 51 vjeç, Sherif Brahimaj – 43 vjeç dhe arsimtari Milazim Pelaj – 37 vjeç. Kurse Ramiz Brahimaj – 44 vjeç vritet në Pas Hajle.
Të plagosur: Halil Brahimaj, Hatmane Bajraktari, Shpresa Zogaj e Haxhi Ahmeti. Po në këtë ditë do të arrestohen edhe: Xhemajl Brahimaj, Zeqir Bajraktari e Hysen Zogaj të cilët do të rrihen dhe maltretohen për disa ditë në burgun e Andrijevicës.
Tash e 21 vite me radhë drejtësia malazeze ka dështuar në zbardhjen e kësaj masakre, përkundër që faktet dhe argumentet ishin të forta e bindëse. Kjo masakër duhet ti kalojë tashë medoemos Tribunalit të Hagës për shqyrtim.
E vetmja kërkesë nga ana e familjarëve të të vrarëve është dënimi me burg të meritur për kriminelët,të cilët pa kurrfarë fajit shtinë me armë dhe vranë të dëbuarit me dhunë nga Kosova ,në momenntin kur ishin ndalur për të pushuar në mes të fshatit Husaj ,duke menduar se po arrijnë në Mal të Zi vendi ku nuk kishte luftë .Dhe se në ato momente fshatarët e Husajve kishin dalur për t'i pritur dhe sistemuar nëpër shtëpitë e tyre deri në ditën e nesërme ,sepse secila shtëpi ishte përplotë me të dëbuar ,në mënyrë që ditën e nesërme të vazhdojnë rrugën për në qytetin e Rozhajës dhe më tutje në rrugë për Shqipëri dhe Europë…
Me respekt: Haxhi Lajçi ,marrë nga Dren Ibrahimaj djali i të vrarit Sherif Ibrahima 19 prill 2020.
