Sot me datën 06 09.2019 me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në një vizitë zyrtare në shkollën tonë ka qenë përfaqësuesi i kompanisë Univers i cili sjellë donacion finansiar për blerjen e kompleteve të teksteve shkollore për nxënësit e shkollës.
Së bashku me pronarin e kompanisë “Univers” ishin edhe Drejtori i Drejtoratit të Arsimit z. Besim Avdimetaj si dhe Drejtori i Administrates në Komunën e Pejës z. Fatmir Asllani.
Fillimisht përfaqësuesi i kompanisë “Univers” Z. Krasniqi ka uruar drejtorin e shkollës z. Haxhi Lajçi fillimin e vitit të ri shkollor duke ju dëshiruar një vitë të mbarë dhe suksese në arritjen e rezultateve pozitive në mësim dhe në aktivitetët jashtëmësimore. Ai pastaj dorëzoi para mësimdhënësve mjetët finansiare për blerjen e teksteve shkollore për nxënës dhe për nevoja të tjera që do të ketë shkolla në këtë fillimvit.
Pastaj fillimin e vitit shkollor kanë uruar edhe drejtori i Drejtoratit për Arsim në Pejë z. Besim Avdimetaj dhe z. Fatmir Asllani drejtor i Drejtoratit të Finansave në Pejë . Të gjithë së bashku kanë vizituar nxënësit nëpër të gjitha klasat duke ju uruar atyre suksese në mësime dhe ju kanë premtuar atyre dhe mësimdhënësve se do të jenë përkrahës të përhershëm të kësaj shkolle.
Në fund drejtori i shkollës fillore në Dacaj Haxhi Lajçi ka falënderuar për donacionin e ndarë për blerjen e teksteve shkollore për këtë vit, duke theksuar se ky është një ndër donacionet më të mëdha në historinë e ekzistimit të shkollës . Njëkohësisht i ka dhënë fjalën miqëve nga Kosova se kjo ndihmë do të jetë shtytëse në vazhdimin e punës dhe arritjes së rezultateve në mësim e në të gjitha aktivitetet që do të zhvillojë shkolla jo vetëm gjatë këtij viti por edhe në vazhdimësi …
